Celebrities Ku ke humbur? | News

“Personazhet publike duhet të kenë një datë skadence…”/Pse u shkëput Dritan Shakohoxha nga televizioni?

I ftuar në podcastin e Jonida Aliçkollit “Ku ke humbur?” ka qenë komentatori i njohur Dritan Shakohoxha. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij ku gjithashtu ka rrëfyer edhe më shumë për jetën e tij personale.

Duke qenë se ka kaluar kohë që nuk i kemi dëgjuar më zërin në komentimin e ndeshjeve apo në ekran si ka qenë kjo periudhë për Dritanin?

Me sinqeritet, aq shumë sa kam komentuar ndeshje për aq shumë vite dhe me intensitet nuk është se më ka marrë malli. Si futbollistët edhe ne duhet ta lëmë një ditë. Personazhet publike duhet të kenë një datë skadence. 

Këto janë profesione kreativiteti. Ti nuk mund të jesh dot gjithmonë kreativ me nivel të lartë. Është praktikisht e pamundur, unë më mirë thashë ta lë vetë se të më heqin. 

Gjithçka ka nisur para 33 vitesh, si u gjend Shakohoxha në televizion? Si u bë ai një nga zërat më të dashur të sportit?

Sa i përket çështjes së zërit sipas këndvështrimit tim për bukurinë apo jo bukurinë e zërit, ata nuk janë të bukur apo të shëmtuar por janë imponues ose jo imponues. Njerëzit mësohen me ty dhe i duket shumë i bukur zëri yt. 

Periudha që brezi im hyri në televizion ndryshuam median siç ishte në kohën e sistemit komunist. Njerëzit mësohen me ne. Unë nuk mendoj që e kam zërin e bukur, mendoj që është një zë normal por që i imponohem njerëzve për atë që thua dhe me mënyrën se si e thua. 

I mungon pjesa e të qenurit në studio ose në stadium për të komentuar ‘live’ ndeshjet?

Sinqerisht fare, e kam konsumuar aq shumë. Realisht adrenalina është shumë e madhe, tundimi është shumë i madh gjithashtu edhe presioni në këtë periudhën e Europianit. 

A do të kthehet ai prej “Euro 2024”?

Nuk e di por ajo që dua të them është se si proces për mua është konsumuar. Përderisa e lënë futbollistët futbollin duhet ta lëmë edhe ne.