Health & Beauty

Pjesët e trupit që mund të lahen gabim gjatë dushit!

Lëkura jonë është shtëpia e rreth 1.5 trilion mikrobeve. Por jo të gjithë janë të dëmshëm për ne, madje disa janë të rëndësishëm për shëndetin tonë. Kjo është arsyeja pse nuk kemi nevojë të lajmë disa nga pjesët e trupit me sapun, dhe për të tjerët, nuk duhet t’i kalojmë ato dhe duhet t’i lajmë mirë çdo ditë.

Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është t’i kushtojmë vëmendjen e duhur disa pjesëve të trupit tonë. Kjo është arsyeja pse ne ju tregojmë disa këshilla se si t’i trajtojmë ato në mënyrën e duhur.

1. Këmbët.

Këmbët janë një nga pjesët e trupit që duhet të lahen me sapun. Sidoqoftë, shumë prej nesh e lënë pas dore këtë pjesë, duke menduar se ajo do të pastrohet vetëm nga sapuni dhe uji që po rrëshqasin në trupin tonë. Por, në këto zona, kërpudhat janë të zakonshme, veçanërisht nëse vishni sandale, nuk vishni çorape, ose nëse thjesht djersiteni.

Kjo është arsyeja pse, sipas një dermatologu, është e rëndësishme që jo vetëm të lani këmbët me sapun, por t’i pastroni ato me një gur shtufi çdo ditë.

2. Pjesa e pasme e qafës.

Kjo pjesë e trupit shpesh mund të jetë e ngrohtë dhe e lagur, veçanërisht nëse keni flokë të gjatë ose kryeni ushtrime fizike rregullisht. Kushtet e favorshme si këto mund të jenë joshëse për marimangat e trupit dhe bakteret. Kjo është arsyeja pse larja e pjesës së pasme të qafës tuaj çdo ditë me sapun me një sfungjer larës ose një leckë të lagur mund të jetë thelbësore për parandalimin e përhapjes së baktereve.

3. Sytë.

Larja e syve me sapun nuk është një ide e mirë sepse mund të dëmtojë korneën dhe sklerën e syve. Por kjo është arsyeja pse sytë kanë gjëndra ‘lacrimal’ (gjëndrat që prodhojnë lot) të cilat janë përgjegjëse për pastrimin dhe mbrojtjen e tyre nga irrituesit e tjerë.

Një mënyrë e sigurt për të pastruar qepallat dhe qerpikët është duke përdorur shampo për fëmijë pa aromë. Përzieni rreth gjysmë lugë çaji shampo në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe zhyteni në një leckë të butë. Fërkoni butësisht qepallat me leckën dhe shpëlajini ato me ujë më pas.

4. Krahët dhe këmbët.

Nëse nuk janë të pista, krahët dhe këmbët tuaja nuk kanë nevojë të lahen tërësisht çdo ditë. Lëkura në këto pjesë të trupit në përgjithësi nuk prodhon shumë vaj, kështu që pastrimi i tyre me sapun çdo ditë do ta lërë lëkurën tuaj të thatë dhe të pajetë.

Ndërkaq, nëse po përdorni kremrat më të shtrenjtë e më të mirë për lëkurën tuaj dhe ende keni probleme, arsyeja fshihet diku tjetër. Sado t’i përdorni ato, dieta është çelësi i një lëkure më të shëndëtshme e me shkëlqim. Lëkura është organi më i madh i trupit, ndaj ju sugjerojmë t’i kushtoni vëmendje pesë këshillave të mëposhtme për mirëmbajtjen e saj.