Showbiz

Post Malone flet për eksperiencën e tij me jetën jashtëtokësore

Pak ditë më parë këngëtari i famshëm Post Malone u bë pjesë e një podcast-i jo të zakonshëm për 4 orë të tëra me Joe Regan.

Ata folën për eksperiencat paranormale, teori konspirative dhe UFO-t. Reperi pranoi se beson se jeta jashtëtokësore ekziston dhe ai ka qenë 2 herë dëshmitar.

“Herën e parë kam qenë 16-vjeç. Isha në New York tek shtëpia e xhaxhait ku rregullat ishin të rrepta dhe ne duhet të flinim që në orën 10 të natës. Unë dhe kushëriri im po shikon nga dritarja dhe aty u shfaq në qiell një dritë jo si të tjerat. Po qëndronte në vend dhe pastaj thjesht u zhduk. Nuk mund ta shpjegoj” -tha ai duke kaluar tek eksperienca e radhës.

“Kur jetoja në Tarzana pata ‘takimin’ tim të dytë me jashtëtokësorët. Në qiell u shfaq një fushë force klasike. Duket qesharake kështu siç po e shpjegoj. Ishte rrethore madje unë isha me 4 miqtë e mi dhe për këtë kam dëshmitarë” -përfundoi ai.

Po ju besoni ashtu si Post Malone për ekzistencën e qënieve jashtëtokësore?!