Lifestyle

Postimi i fotove ‘selfie’ ndihmon veçanërisht këta persona…

Ne jetojmë në epokën dixhitale dhe jeta e të gjithëve në një mënyrë apo në një tjetër, ndikohen nga rrjetet sociale. Ka nga ata që kufizohen herë pas here në një postim, ka nga ata që jetojnë në rrjetet sociale edhe natën, ata që zgjohen për të kontrolluar nëse kanë një ndjekës apo pëlqim më shumë dhe ka nga ata që postojnë një selfie për të gëzuar veten. Me sa duket funksionon veçanërisht me narcistët!

Marrja e kaq shumë pëlqimeve mund t’i ndihmojë njerëzit me këtë personalitet egoist të zvogëlojnë ndjenjën momentale të shqetësimit psikologjik. Kjo u zbulua nga hulumtimi i botuar në “Frontiers in Human Neuroscience”, kryer nga studiues nga Universiteti Alberta, Kanada dhe Universiteti Canterbury dhe Zelanda e Re.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit matën personalitetet e vullnetarëve që morën pjesë, të karakterizuar nga një ndjenjë e fortë narcisizmi, nga mungesa e ndjeshmërisë, një ndjenjë madhështie dhe një nevojë të vazhdueshme për të kërkuar admirim nga të tjerët.

Pjesëmarrësit e studimit u ndanë në tri grupe dhe provuan veten e tyre në një lojë video të modifikuar për t’u siguruar që ata nuk e merrnin topin. Një gjendje që, tek ata me një personalitet veçanërisht narcist, shkakton një ndjenjë ankthi.

Menjëherë pas lojës, vullnetarëve iu kërkua të postonin një selfie në Instagram dhe studiuesit vunë re se njerëzit më narcistë kishin një rënie më të madhe të ankthit kur te fotot e tyre morën komente të mira.

Shumë prej nesh ndoshta kanë takuar njerëz që ju pëlqen ekstremisht vetja e tyre, të cilët nuk kujdesen për të tjerët dhe që gjithmonë kërkojnë vëmendje. Ky lloj personi është ai që imagjinojmë kur mendojmë për një narcist. Por shumë herë, është thjesht një fasadë dhe në realitet, ata nuk janë ato që duken. Njihuni në këtë link me disa nga mitet më të zakonshme për narcistët.