Celebrities Gossip Showbiz

Prej vitesh mban proteza në gojë, Madonna zbulon arsyen që fshihet pas kësaj!

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna e cila ditën e nesërme feston 64-vjetorin e saj ka bërë së fundmi një paraqitje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. “Sapo i mora këto proteza të reja”,-tha artistja. 47-vjeçari filloi t’i jepte komplimente artistes duke i thënë se janë ‘vërtetë të bukur’. Ndërkaq, Madonna tha:

Është pothuajse ditëlindja ime, kështu që i bleva vetes një palë proteza. Njerëzit kanë një problem me protezat e mia, nuk e di pse. Unë i mbaj ato prej dekadash. Më pëlqen mënyra se si duket, është si një bizhuteri për gojë dhe unë kam dhëmbë vërtet të shëmtuar.

Mbretëresha e popit nuk e kupton pse njerëzit i urrejnë protezat e saj në gojë. Siç pritej, shumë njerëz reaguan në rrjete sociale duke komentuar intervistën e yllit në Jimmy Fallon. “O Zot i madh. Jam duke e parë Madonnan në Jimmy Fallon dhe ajo nuk mund të flasë fare. Protezat e pengojnë aftësinë e saj për të folur”,- tha një fans në Twitter. “Është një çmenduri”,-shkroi një tjetër. Rikujtojmë, se së fundmi Madonna ka treguar interesin e saj të madh për të bashkëpunuar me Kendrick Lamar, duke lavdëruar albumin e ri të reperit “Mr. Morale & The Big Steppers’.

Ylli i popit i bëri komentet teksa ishte në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ajo u shfaq për të promovuar albumin e saj të ri remix “Finally Enough Love: 50 Number Ones”. Albumi përmban një mori bashkëpunimesh të Madonna-s gjatë gjithë viteve mes tyre me Britney Spears, Justin Timberlake, Nicki Minaj dhe Swae Lee. Madonna siç tanimë dihet ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, por një ngjarje e ndodhur tre dekada më parë gati i dha fund karrierës së saj.