Celebrities Gossip Showbiz

Propozim me trëndafila poshtë shtëpisë për Beniada Nishanin, ja nga kush!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada e ftuar ditën e sotme në emisionnin “Ftesë në 5”, ku ka folur për jetën e saj sentimentale, duke na treguar më shumë rreth të dashurit të saj dhe xhelozisë që kanë për njëri-tjetrin, por edhe histori me fansat e saj, ku një prej tyre edhe i ka propozuar.

Ka qenë propozim për martesë më ka ardhur një tuf me lule poshtë shtëpisë, e kanë kuptuar shtëpinë nga ‘story-t’, një tuf me lule dhe një biletë për martesë, me kishte shkruar; “Je vajza më e bukur në Shqipëri, jam një djalë nga Kosova, mami im të ka shumë qejf, dua të të takoj me prindërit e mi…”

Beniada gjithashtu ka folur edhe për miqësinë e saj me ish-banoren e “BBV2”, Jori Dellin, ku edhe ka bërë një thirrje live në emision për të gjetur një të dashur pë Jorin.