Pasó – Euro 2020

Psikologia që parashikoi fatin e Zvicrës!

Jemi shumë afër finales së Kampionatit Europian dhe parashikimet janë bërë pjesë e rëndësishme e çdo ndjekësi fanatik të futbollit. E ftuar në emisionin tuaj të preferuar sportiv “Paso Euro 2020”, që ju ka shoqëruar dhe do të vazhdojë t’ju shoqërojë në ndeshjet e mbetura të këtij kampionati, ishte psikologia Lenida Halilaj.

Ajo tregoi për TAR se ishte një ndjekëse e rregullte e futbollit dhe surprizoi me komentet e saj rreth ndeshjeve sportive. Psikologia, gjithashtu zbuloi se e kishte parashikuar fitoren e Zvicrës dhe kualifikimin e saj.

Vetëm për Zvicrën më ka dalë parashikimi. Kishte bashkëveprim në grup, edhe pse nuk është ekipi më i mirë, por ka frymën e grupit. 

Lenida,e cila ka treguar se e ndjek prej vitesh futbollin, pasi ndikim ka patur i ati i saj, i cili është një ndjekës i rregullt dhe tifoz i Brazilit. Psikologia ka treguar se ka nisur të ndjekë ndeshje futbolli që në 2002-shin, ku Brazili fitoi. Ajo, gjithashtu mendon se Italia është skuadra më e mirë në këtë kampionat.

Mendoj se Italia nuk ka identifikim të vetëm një lojtari, por frymë grupi. Tregoi se njëmbëdhjetë janë më mirë se një individ.