Celebrities Showbiz

Pushimet unike të Madonna-s në Afrikë mes ritualeve tradicionale…

Madonna ka qenë në Afrikën Lindore këto javë të fundit dhe mesa duket është duke e shijuar pa masë qëndrimin e saj në kontinentin afrikan. Për të krijuar sa më shumë momente të bukura, këngëtarja 64-vjeçare ka zgjedhur të kalojë kohën e saj në Malawi me luftëtarët Samburu teksa angazhohej në rituale tradicionale gjatë qëndrimit të saj.

Duke postuar në rrjetin e saj social Instagram, ylli i pop-it tregoi aventurën e saj teksa shpërndau videoklipe dhe fotografi të saj të zhytur në mënyrën e jetesës së vendit. Madonna hyri në frymën e traditës afrikane, e cila u shfaq e veshur me pantallona të ngushta lëkure, me çizme dhe një këmishë me model unik, ndërsa e kompletoi veshjen e saj me një xhaketë dhe një shall të madh. Për të sjellë më shumë traditën e tyre ajo ka zgjedhur të mbajë veshur një kapelë bezhë dhe një gjerdan me monedhë të zbukuruar. Superylli i muzikës e quajti veten ‘Mpenzi’, që do të thotë ‘dashnore’ në suahilisht, ndërsa tregonte realitetin e saj pa grim.

Këngëtarja ka zgjedhur të vizitojë atë vend në këtë fillim viti së bashku me djalin e saj 17-vjeçar David, vajzën 16-vjeçare Mercy dhe binjakët 10-vjeçarë Stelle dhe Estere. David, Mercy, Stelle dhe Estere kanë lindur të gjithë në Malavi dhe më vonë u adoptuan nga ajo. Gjithashtu Madonna ka edhe dy fëmijë të tjerë: Rocco, 22 vjeç, nga martesa e saj e kaluar me Guy Ritchie dhe 26-vjeçaren Lourdes Leon, të cilën e ka me Carlos Leon. Në vitin 2006, ajo bashkëthemeloi organizatën jofitimprurëse ‘Raising Malawi’.

Sipas deklaratës së misionit të bamirësisë, ‘Raising Malawi’ është i përkushtuar për të ndihmuar me varfërinë dhe vështirësitë ekstreme të vuajtura nga një milion jetimët e Malavisë, kryesisht përmes programimit shëndetësor dhe arsimor. Gjithashtu ajo ka publikuar edhe dokumentarin ‘I Am Why We Are’, një film që dokumentoi jetën e jetimëve në Malavi, ku rreth 500,000 fëmijë kanë humbur prindërit e tyre nga HIV dhe AIDS. Filmi është shkruar, transmetuar dhe prodhuar nga vetë Madonna përmes kompanisë së saj të prodhimit ‘Semtex Films’.