Celebrities Music Showbiz

Të shohim nëse do të ketë suksesin e nënës së saj, vajza e Madonna-s publikon këngën e parë!

Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon ka nisur zyrtarisht karrierën e saj muzikore dhe po feston publikimin e këngës së saj të parë. 25-vjeçarja publikoi këngën e quajtur “Lock&Key”. Lourdes, publikoi gjithashtu një video muzikore për këngën teksa ajo ndjek gjurmët e nënës së saj të famshme. Kënga debutuese dhe klipi muzikor janë publikuar nën emrin e saj të ri artistik, Lolahol. Krahas muzikës, Lourdes ka marrë pjesë edhe në modeling dhe së fundmi ka pozuar për markën “Mugler”.

Lourdes ka punuar edhe për SKIMS, Savage x Fenty dhe Versace. Leon ka folur më parë për Madonna-n dhe tha se dëshiron që njerëzit të dinë se ajo nuk është thjesht një tjetër ‘fëmijë e pasur pa talent’. Duke folur për ‘Vogue’, Lourdes tha:

Njerëzit mendojnë se unë jam ky fëmijë i pasur pa talent që i kanë dhënë gjithçka, por unë nuk jam.

Bukuroshja brune tregoi se e ka paguar vetë universitetin e saj dhe se jeton në Bushwick, një lagje në New York. Rikujtojmë, se Madonna u takua me babanë e Lourdes, Carlos Leon, një trajner personal, në vitin 1994. Ish-çifti u përfol se ishte fejuar në një moment dhe kishin lidhje për rreth tre vjet.

Ata u ndanë në 1997, më pak se një vit pasi Lourdes lindi në 1996. Madonna më pas mirëpriti djalin Rocco Ritchie, 22 vjeç, me ish-bashkëshortin Guy Ritchie, dhe ka katër fëmijë të birësuar; 16-vjeçari David, të cilin e adoptoi me Ritchie, Mercy, 17-vjeç dhe binjakët 9-vjeçarë Stella dhe Estere.