Celebrities Gossip Showbiz

Pyetja që e ka acaruar më së shumti Sara Hoxhën gjatë periudhës së shtatzënisë!

Partnerja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, Sara Hoxha realizon shpesh bashkëbisedime me ndjekësit në Instagram dhe kështu ka vepruar së fundmi duke i kërkuar ‘ta freskojnë’ me pyetje teksa po kalonte kohën në pishinë. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit bukuroshja është pyetur se cila ka qenë pyetja që e ka acaruar më shumë gjatë periudhës së shtatzënisë. Ajo u shpreh se:

Akoma nuk linde ti? Jo po pres dhe pak se qenka mirë kështu duke plasur. Pyetje më acaruese nuk kishte!

Në intervista Sara është pyetur shpesh nëse ajo dhe Ledri po bëjnë plane për një fëmijë të dytë dhe blogerja e ka pohuar duke treguar se dëshira është e madhe për ta bërë vajzën e saj Poem me motër ose vëlla. Shpesh e kemi parë që Sara qëndron pas partnerit të saj Ledri në koncerte apo projekte të tjera duke na treguar se sa shumë të lidhur janë me njëri-tjetrin, por mesa duket te ndjekësit e saj kjo shihet si një sjellje toksike.

Kështu e ka pyetur së fundmi një prej tyre Sarën në një bisedë online në Instagram: “Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike?”. Përgjigja e bukuroshes tregoi se në fakt nuk është kudo me reperin edhe në oraret e punës ashtu si duket në rrjete sociale. Para disa ditësh, Sara festoi 30-vjetorin e saj në një festë private me miq ku të ftuar ishin shumë personazhe VIP. Disa nga të ftuarit ishin Yll Limani, Dhurata Dora, Ardian Bujupi, Lumi B, e të tjerë.