Botë e Çuditshme Sport

Francezi thyen rekordin e ri botëror në ecjen mbi litar!

Nathan Paulin vendosi një rekord të ri botëror pasi përfundoi një shëtitje mbi një litar 2.2 km të gjatë, përgjatë ikonës Mont Saint-Michel të Francës. Francezi kaloi 2 orë duke ecur me kujdes mbi litarin e ngushtë i cili ishte i vendosur mes një vinçi dhe Kishës së famshme që gjendet në ishull.

Nathan eci 1662 metra mbi kanionin Cirque de Navacelles në Francën jugore në vitin 2017 dhe duket se ai nuk ka mbaruar ende pasi Nathan tashmë po ëndërron për rekordin e ri. Paulin u shpreh se:

Ëndrra ime e radhës, shpresoj të jem në gjendje ta bëj, do të ishte të ecja midis Kullës Eiffel dhe Kullës Montparnasse, 2.7 km. Kalimi që sapo bëra më dëshmon se është e mundur, të paktën teknikisht.