Celebrities Gossip Music Showbiz

Reperi i njohur Chris Brown deklaron se ka rreth 15 mijë këngë të papublikuara!

Reperi i njohur, Chris Brown pretendon se ka një numër befasues këngësh të papublikuara. Në një episod të ri të podcast-it të Shay Shay Club, prezantuesja Shannon Sharpe e pyeti kantautorin se cilat janë tre këngët e tij kryesore të papublikuara. Chris u shpreh:

Është shumë e vështirë, sepse të jem i sinqertë me ju, kam rreth 15,000 këngë të papublikuara. Vetëm në telefonin tim, në disa aplikacione, kam ndoshta 1800.

Kjo nuk është hera e parë që Brown pretendon të ketë një numër të madh këngësh të papublikuara. Këngëtari i R&B i tha Hot 97 në 2017 se kishte 800 këngë të papublikuara vetëm në telefonin e tij. Albumi i 11-të i Brown, ’11:11′, do të publikohet më 11 nëntor dhe ka 11 këngë.

Rikujtojmë, se së fundmi reperi i njohur është akuzuar se është përfshirë në një grindje me një producent muzikor në një klub të njohur në Londër. Chris dyshohet se e goditi muzikantin mbi kokë me një shishe qelqi, pas së cilës u godit me shkelma dhe grushte i shtrirë në dysheme. Sipas raportimeve, bëhet e ditur se nëse Brown kthehet në Britaninë e Madhe mund të arrestohet.