Celebrities Gossip Music Showbiz

Rina Balaj së shpejti me një tjetër surprizë!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Rina po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Vetëm 2 javë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet “Daddy”, duket se Rina ka gati projektin e ri muzikor. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka lajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi së bashku me make-up artisten e saj ka ndarë një video ku shfaqet nga momenti që është pa lyer e deri kur përfundon grimi i saj. E ky padyshim që është një veprim i guximshëm pasi jo shumë vajza të showbiz-it shfaqen jo të kuruara deri në detaje. Duket se ndjekësve të Rinës iu ka pëlqyer shumë ky veprim dhe këngëtarja ka reaguar lidhur me këtë.

Kujtojmë se Rina ka publikuar këngën e saj më të re dhe na ka treguar edhe një fakt interesant në lidhje me xhirimet e klipit.