Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Robert Berisha në BBV3?! Rrëfehet këngëtari: “Konkurrent i fortë do të isha…”

Sot i ftuar në pjesën e dytë në “Pardon My French” ka qenë Robert Berisha nëpërmjet një lidhjeje Skype. Këngëtari i njohur ka zbuluar më shumë detaje rreth karrierës dhe projekteve të reja muzikore që pritet të sjellë së shpejti por gjithashtu është ndalur edhe tek fenomeni i Big Brother VIP.

Emri i Robertit është diskutuar që do të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri çdo vit por a ka marrë ai ftesë dhe nëse po si i është përgjigjur?

Edhe para tre viteve që në Big Brother VIP 1 dhe në Big Brother VIP 2 kam pasur ftesa direkt nga Arbana, kur ishte. Kam pasur oferta edhe unë po në atë kohë fillova emisionin tim. 

A mendon Roberti se do të ishte një konkurrent i fortë dhe do të krijonte një lidhje në BBV nëse do të kishte ndjenja për dikë aty brenda?

Nuk i dihet fatit. Konkurrent i fortë besoj do të kisha qenë. Të gjithë këta nga Kosova që kanë marrë pjesë nuk kanë qenë të këqinj por në Shqipëri është pak problematike edhe dialekti dhe duhet të kesh edhe shumë, shumë përvojë. Ai format e lyp Robertin.