Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Roza po mendon të lërë shtëpinë pas debatit me Merin? Jul Deda: “Më tha kam vendosur…”

Një bisedë e zakonshme degradoi në ofendime të rënda sot mes Meri Shehut dhe Roza Latit në Big Brother, që prodhoi më pas shumë reagime. Teksa të dyja nga banoret kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes, Roza në një moment ka qëndruar në dhomën e gjumit duke qarë. Sipas Julit, moderatorja ka marrë një vendim, i cili nuk dihet.

Juli: Kam marrë një vendim tha, bëni ca të doni, kam marrë një vendim.

Rike: Jo o zemër ca po thua, duhet të ketë një moment kështu, por është e fortë. Nuk do kishte kuptim nuk mendoj se Roza është person që i lë gjërat përgjysmë, por i çon deri në fund. Këtë përshtypje kam.

Juli: Edhe unë kështu si ti e kam, por këtu përshtypjet jashtë…

Rike: Është ndryshe këtu, edhe veten e njeh ndryshe.

Juli: Unë të thashë për dialogun me Rozën që doli në Prime, s’do doja ta kisha bërë. Kot ishte, këtu ke kohë për të bërë edhe atë budallik.

Rike: Po me çfarë do merresh?

Juli: Ajo me Rozën nuk kishte kuptim. Me Eglën nuk e kisha qëllimisht.