Celebrities Gossip Showbiz

Rregulli i pacënueshëm i Zoë Kravitz kur e ftojnë në një darkë!

Në një konferencë të fundit për shtyp, aktorja Zoë Kravitz pranoi se nuk ka fare marrëdhënie të mirë me kohën. Ylli televiziv, përveçse vazhdimisht përpiqet të pajtohet me kohën dhe të mos vonohet, ka një rregull të pacenueshëm kur e ftojnë në darkë. Siç thotë ajo, përpiqet të mos e ketë kurrë celularin në tavolinë.

Është mirë ta lini në çantën tuaj. Kontrolloni vetëm nëse është e nevojshme. Unë mendoj se ne të gjithë mendojmë se është normale ta përdorim atë gjatë një bisede dhe kjo e shkatërron plotësisht atmosferën.

Për pesë vitet e fundit, aktorja ka punuar në debutimin e saj regjisorial, Pussy Island, të cilin ajo filloi ta shkruajë në 2017. Ndërkaq, nëse do të mund të udhëtonte pas në kohë, Kravitz do të donte të bëhej sërish fëmijë dhe të kalonte një ditë me dy gjyshet e saj, të cilat kanë ndërruar jetë.

Rikujtojmë, se rreth 2 dy vite më parë aktorja reagoi ndaj kritikave lidhur me veshjen e saj në eventin “Met Gala 2021”. Aktorja parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan krejtësisht të tejdukshme nga “Saint Laurent”. Kjo paraqitje e saj u kritikua nga një pjesë e fansave të cilët komentuan se ajo kishte dalur komplet e zhveshur. Menjëherë, Kravitz reagoi ndaj komenteve duke u shprehur se nuk ka asgjë të keqe te fustani i saj.