Auto & Moto

Rriten shitjet e makinave elektrike!

Shitjet e makinave elektrike u rrit me 31% në vitin 2023. Shitjet globale të makinave plotësisht elektrike (EV) dhe atyre hibride plug-in, u rrit me 31% në vitin 2023, sipas Rho Motion. Menaxheri i të dhënave të Rho Motion, Charles Lester, theksoi se shitjet globale të makinave elektrike për vitin 2023, ishin në përputhje me parashikimet e kompanisë së tij.

Për vitin 2024, Rho Motion parashikon një rritje globale midis 25 dhe 30%. Makinat plotësisht elektrike ose ato me bateri, përbënin 9,5 milionë nga 13,6 milionë EV të shitura në mbarë botën. Disa prodhues të makinave kanë frikë se trendi në rritje i elektrizimit të makinave, mund të ndikojë në rënien e kërkesave, pasi drejtuesit gjithnjë kërkojnë modele më të mira. Shitjet e makinave elektrike dhe atyre me bateri, u rritën për 50% në SHBA dhe Kanada dhe 27% dhe 15% në Evropë dhe Kinë. Ndërkaq, muaji dhjetor shënoi një rekord prej 1,5 milion makinave të shitura.

Rikujtojmë, se Honda Motor Co. po konsideron ndërtimin e një fabrike të makinave elektrike në Kanada, me një projekt prej 13,83 miliardë dollarësh. Projekti ku përfshihet edhe prodhimi i baterive, thuhet të jetë një nga investimet më të mëdha të Honda-s. Zyra e ministrit të industrisë së Kanadasë, këtë hap e sheh si dëshmi e reputacionit në rritje të Kanadasë si një furnizues lider global i makinave elektrike. Prodhuesi japonez i makinave po shikon vende të shumta potenciale për ndërtimin e fabrikës, e cila ende nuk datë të saktë se kur do të fillojë.