Auto & Moto

Honda konsideron ndërtimin e një fabrike të makinave elektrike në Kanada!

Honda Motor Co. po konsideron ndërtimin e një fabrike të makinave elektrike në Kanada, me një projekt prej 13,83 miliardë dollarësh. Projekti ku përfshihet edhe prodhimi i baterive, thuhet të jetë një nga investimet më të mëdha të Honda-s. Zyra e ministrit të industrisë së Kanadasë, këtë hap e sheh si dëshmi e reputacionit në rritje të Kanadasë si një furnizues lider global i makinave elektrike.

Prodhuesi japonez i makinave po shikon vende të shumta potenciale për ndërtimin e fabrikës, e cila ende nuk datë të saktë se kur do të fillojë. Honda tashmë ka plane për të filluar prodhimin dhe shitjen e makinave elektrike edhe në Amerikën e Veriut që nga viti 2026. Së fundmi, Honda dhe General Motors kanë anuluar planin për të zhvilluar së bashku makina elektrike të përballueshme, një vit pasi ranë dakord të punonin së bashku në një përpjekje për të mposhtur Tesla-n.

Honda ka zbuluar baterinë e saj të karburantit të hidrogjenit të gjeneratës së ardhshme në një ekspozitë tregtare në Bruksel, Belgjikë. Ende në fazën e prototipit, kjo pajisje po zhvillohet për një gamë të gjerë aplikimesh, duke përfshirë për makinat elektrike me hidrogjen, për automjete komerciale dhe për makineri ndërtimi. Lista e prodhuesve të automjeteve që shpenzojnë kohë dhe para në teknologjinë e hidrogjenit është relativisht e shkurtër.