Celebrities Gossip Showbiz

Rrjeti po ndizet pas flirtimeve të hapura mes Adriana Lima dhe Megan Fox!

Prej kohësh, Megan është në një lidhje me reperin Machine Gun Kelly. Dyshja është përfolur gjithnjë në media për stilin moskokëçarës dhe pasionin që tregojnë në çdo foto të publikuar. Megjithatë, interneti tashmë po flet për një tjetër dyshe, Adriana Lima dhe Megan Fox. Supermodelja ka hedhur një foto të saj bashkangjitur me një të aktores dhe shkruan:

Megan, nëse ndonjëherë të duhet një binjake për në filma, më thuaj. Kërkesa ime e vetme është… të kemi të njëjtin ‘makeup artist’.

Përgjigjja e Megan, që prej kohësh ka folur hapur për biseksualitetin e saj, ishte ajo që pritej:

Po nëse më duhet një e dashur…mund të të shkruaj dhe atëherë? Patrick (makeup artist) mund të përfshihet disi. Ai na lyen, ndërsa unë të çoj për një darkë.

Dhe nuk ka munguar as përgjigjja e Adriana-s për këtë ftesë:

Konsideroje një takim, shihemi sonte.

Fox, e cila është biseksuale, aktualisht është në një lidhje me muzikantin Machine Gun Kelly. Ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj prej gati 10 vitesh, Brian Austin Green, në vitin 2020.

Aktorja ka folur publikisht për biseksualitetin në të kaluarën.

Unë mendoj se njerëzit kanë lindur biseksual dhe ata bëjnë zgjedhje të nënvetëdijes së tyre bazuar në presionet e shoqërisë. Unë nuk kam asnjë dyshim në mendjen time për të qenë biseksuale.

Kjo nuk është hera e parë që Megan shpreh hapur pëlqimin e saj ndaj ndonjë vajze tjetër. Në vitin 2008, ajo u shpreh në një intervistë se aktorja Olivia Wilde është shumë seksi.

Rikujtojmë se, së fundmi Megan ka treguar se shpesh herë ajo është kritikuar nga njerëz “të këqinj” për stilin e veshjes së djalit të saj të madh. Gjithashtu ajo ka zbuluar se djali bullizohet nga shokët e klasës të cilët i thojnë se djemtë nuk veshin fustane.