Celebrities Live From Tirana Showbiz

Rrokulliset i gjithë “Social Top 5”, nuk do ta besoni dot se cili VIP ka humbur më shumë ndjekës!

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

10. Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vendin e fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 3 mijë ndjekës.

9.  Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu nga 579 mijë ndjekës në 577 K.

8. Dea Mishel Hoxha vazhdon gjithashtu që të humbasë ndjekës. Njësoj si java e kaluar ajo ka humbur 1 mijë ndjekës në Instagram.

7. Në vend të shtatë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet çdo të diel në Top Channel. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës, njësoj si java e kaluar.

6. Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Në episodin e kaluar të “Kepit të Tundimeve”, ajo foli hapur lidhur me një hyrje të re në jetën e saj, pikërisht partneren e re të Sabianit.

5. Këngëtarja Nita Latifi vazhdon të fitojë ndjekës javë pas jave. Këtë herë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 141K.

4. Së fundmi pranë redaksisë së TAR, ka mbërritur një video ekskluzive, ku shihen Kiara Tito dhe mamaja e Luizit teksa bëjnë blerje në një dyqan. Moderatorja ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës.

3. Armaldo Kllogjeri është një nga ish-banorët e këtij sezoni të BBV më të suksesshëm dhe që arriti të fitonte shumë fansa gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Maestro po ashtu ka fituar 1 mijë ndjekës.

2. Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. Aktorja renditet në vend të dytë me 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar duke shkuar kështu në 429 K.

1. Vendi i parë shkon për Ronaldo Sharkën këtë javë me plot 4 mijë ndjekës më shumë.