Auto & Moto Celebrities

Sa dyfishi i çmimit normal, del në shitje Ferrari fatsjellës i David Beckham!

Një Ferrari i zi, që dikur ka qenë në pronësi të legjendës së futbollit në Britaninë e Madhe, David Beckham ka dalë në shitje. Kjo Ferrari 360 Spider, mund të blihet për 125,000 euro që është thuajse dyfishi i çmimit normal për këtë model. Duke marrë parasysh kohën kur ish-asi i Manchester United e kishte në pronësi automjetin sportiv, kuptohet se përse çmimi është kaq i lartë.

Beckham e mbajti makinën luksoze në garazh nga viti 2001 deri në 2003 kur kaloi nga Manchester United te Real Madrid. Ky Ferrari ishte fatsjellës për mesfushorin pasi këto vite ishin edhe më të rëndësishmit të karrierës së tij. Në 2001 Beckham bëri golin kundër Greqisë që e çoi Anglinë në Kupën e Botës.

Një vit më pas, ai fitoi titullin e gjashtë në Premier League me Manchester United. Jo shumë kohë më pas ai fitoi një urdhër kalorësie “Order of the British Empire”, në qershor të 2003 përpara se të lëvizte në Madrid.

Të blesh një Ferrari dhe ta përdorësh shumë pak, është diçka më e zakonshme sesa mund të mendoni. Por, rasti që do ju tregojmë është shumë i rrallë. Rikujtojmë, se një koleksionist në Hong-Kongu, i cili bleu një Ferrari F430 Scuderia në vitin 2009, nuk e ka përdorur kurrë këtë makinë dhe tashmë e ka nxjerrë në ankand.