Gossip Showbiz

Austin Butler dhe Emily Ratajkowski ndezin thashethemet e romancës në New York?

Aktori i njohur hollywoodian Austin Butler dhe modelja Emily Ratajkowski po shtojnë zërat se mund të jenë çift, pasi u fotografuan duke kaluar një mbrëmje së bashku në New York.

TMZ publikoi një foto ku të dy shihen të ulur në një kabinë në Waverly Inn, në lagjen West Village, duke shijuar kokteje në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Emily preferoi një martini, ndërsa Austin zgjodhi një old-fashioned, por çifti i përfolur nuk porositi ushqim, sipas burimeve.

Ata që ishin në vendngjarje thanë se nuk pati gjeste të mëdha romantike, por gjatë dy orëve që qëndruan bashkë, Emily shpesh u afrua te Austin, ndërsa aktori në një moment vendosi krahun mbi supin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që të dy shihen bashkë.

Muajin e kaluar, ata u fotografuan në një after-party të premierës së filmit “Caught Stealing” në New York. Megjithatë, Austin është përfolur gjithashtu për një lidhje me partneren e tij në film, aktoren Zoë Kravitz, por burimet konfirmojnë se mes tyre ka vetëm miqësi.

Aktori 33-vjeçar deri vonë ishte në një marrëdhënie trevjeçare me modelen Kaia Gerber, por çifti u nda në fund të vitit 2024.

Ndërkohë, Emily Ratajkowski, e cila u divorcua nga producenti Sebastian Bear-McClard në vitin 2022, është përfolur për romanca të shkurtra pas ndarjes, përfshirë një lidhje të shkurtër me Pete Davidson, i cili aktualisht është në pritje të fëmijës së parë me partneren e tij, Elsie Hewitt.