Bota

OBSH: Sëmundja e demencës mund të parandalohet!

Një kujdes më i mirë për veten mund të jetë një strategji afatgjatë për luftimin e një problemi në rritje, demencës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, demenca prek 50 milionë njerëz në botë dhe kërkon 818 miliardë dollarë në vit për trajtim. Por, një rishikim i provave ekzistuese ka dalë në përfundimin se ajo mund të parandalohet dhe faktorë që lidhen me stilin e jetesës, si mungesa e aktivitetit fizik, duhanpirja, dieta e pashëndetshme dhe alkooli i tepruar, rrisin në mënyrë domethënëse kërcënimin nga demenca.