Bota

Shefja e “Meta”-s: “Asnjë shtet i drejtuar nga gratë nuk do të shkonte në luftë”!

Shefja Operative e “Meta”-s, Sheryl Sandberg ka sugjeruar se Rusia dhe Ukraina nuk do të ishin në luftë nëse do të drejtoheshin nga gra. Sheryl tha për CNBC se:

Asnjë shtet i drejtuar nga gratë nuk do të shkonte kurrë në luftë. Nëse gjysma e botës do të drejtohej nga gratë, bota do të ishte më e sigurt dhe shumë më e begatë. Në ditët e para të pandemisë së koronavirusit, vendet e udhëhequra nga gratë, si Zelanda e Re, performuan më mirë se homologët e tyre të drejtuar nga meshkujt. Megjithatë, pandemia ka ngritur një sërë sfidash për barazinë gjinore. COVID ishte një krizë e plotë për barazinë gjinore. COVID ka zhdukur tri dekada e gjysmë përparim për gratë. Gratë po largohen nga fuqia punëtore për shkak të një ekuilibri të pabarabartë të punës në shtëpi.

Norma e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave arriti në 57% në janar, që është niveli më i ulët që nga viti 1988, sipas analizës nga Qendra Kombëtare e Drejtësisë së Grave. Sjellim në vëmendje se eksportet e thekrës, elbit, miellit, mjaltit, sheqerit, kripës dhe mishit do të ndalohen nga Ukrainë deri në fund të këtij viti. Kështu kanë raportuar disa media ndërkombëtare duke cituar një dokument nga qeveria e Kievit.

Ukraina, eksportuesi i katërt më i madh i ushqimit në botë, sipas “Politico”-s përbën rreth 20% të importeve të grurit të BE-së, që mund të nënkuptojë një sërë mangësish ushqimore në të gjithë kontinentin për shkak të ndalesës. Kievi ofron shumë artikuj të tjerë ushqimorë, përfshirë 80% të mjaltit. Për shkak të ndalimit, çmimet në të gjithë botën mund të fillojnë të rriten duke nisur që nga buka. Produktet ushqimore të një rëndësie të vogël do të vazhdojnë të eksportohen nga Ukraina.