Horoskopi Lifestyle Love & Sex

Shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të krijojnë marrëdhënie afatgjata!

Sigurisht që nuk është e lehtë të mbash dashurinë e “ndezur” pas një lidhjeje shumë të gjatë por edhe ka një çelës suksesi. Këta çifte duket se kanë pranuar konceptin e mirëkuptimit në marrëdhënie. Ata dinë t’i komunikojnë problemet e tyre pa e bërë njëri-tjetrin të ndihen të zhgënjyer apo në mënyrë të panevojshme në faj ose në siklet.

Çiftet që arrijnë të mbajnë një marrëdhënie të suksesshme afatgjatë me siguri kanë disa zakone që i ndihmojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, pavarësisht gjithçkaje. Por, ndërkohë ne ju njohim me shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të krijojnë marrëdhënie afatgjata:

1.Dashi

Dashi është shenjë zjarri dhe ka sundues Marsin, i cili lidhet me pasionin. Kjo justifikon natyrën e tyre aventureske. Ata shpesh janë aq të mahnitur nga loja e joshjes, udhëhiqen nga pasioni dhe romanca dhe marrëdhëniet afatshkurtra që janë edhe më intensive janë ato që ata kërkojnë derisa të gjendet partnerin e tyre ideal.

2.Binjakët

Intimiteti për Binjakët nuk kërkon angazhim, por kohë. Ata nuk janë të gatshëm të investojnë në një lidhje nëse nuk janë magjepsur plotësisht, mendërisht dhe emocionalisht. Ata do të qetësohen vetëm kur të ndiejnë se janë gati ta bëjnë këtë.

3.Shigjetari

Ata kërkojnë të jenë të lirë për të eksploruar dhe hapur horizontet e tyre. Zhvillimi i tyre personal dhe përvojat e reja janë përparësia e tyre, kështu që ata kanë pak kohë për ta investuar atë në një marrëdhënie afatgjatë.