Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip

Shfaqja televizive e kuzhinierit të famshëm Gordon Ramsay, hiqet nga transmetimi!

Shfaqja më e re televizive e kuzhinierit me famë botërore Gordon Ramsay është kryqëzuar nga komentet dhe vlerësimet e dobëta. Shfaqja me titull “Bank Balance” është hequr pas transmetimit të serisë. Shfaqja e kuzhinierit 54-vjeçar nisi më 24 Shkurt me mbi dy milionë shikues, por pas rënies së shikueshmërisë dhe konfuzionit të shikuesve, BBC konfirmoi se shfaqja nuk do të kthehej për një sezon të dytë. Një zëdhënës i BBC, tha se:

Nuk ka plane aktuale për një sezon tjetër të “Bank Balance”.

Shfaqja transmetoi nëntë episode në shkurt dhe arriti rreth 2.7 milion shikues në kulmin e suksesit të saj. Ajo u filmua gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, dhe mesa duket nuk përfundoi ashtu siç duhej. Në “Bank Balance” konkurrentët u përpoqën t’i përgjigjen pyetjeve në mënyrë të saktë në mënyrë që të fitonin grumbuj shufrash ari dhe në fund të fitonin një çmim të parë deri në 100,000 £. Edhe pse Gordon i paraqiti udhëzimet ‘të thjeshta’, shikuesit përsëri mbetën të habitur.

Në mars të këtij viti, u raportua se shikuesit e “Bank Balance” kishin rënë në mënyrë drastike vetëm 1.6 milionë brenda dy ditësh. Shfaqja gjithashtu u kritikua në mediat sociale shumë gjatë, për konkurrentët e saj “të bezdisshëm”, rregullat “konfuze” dhe shakatë “pa kripë”.

Sidoqoftë, një pjesë e vogël e përdoruesve të Twitter ishin të kënaqur kur e panë Ramsay duke marrë përsipër të prezantonte dhe të kishte programin e tij. Për Gordon Ramsay-n nuk është hera e parë që merret me programe televizive. Ai është një kuzhinier anglez i cili njihet për temperamentin e tij, ku gjithmonë shfaqet me nerva dhe duke kërkuar perfeksion maksimal për çdo gjë. Ai ka qenë pjesë edhe e jurisë së “Master Chef Junior” një emision gatimi ku konkurrentë ishin fëmijët dhe jo të rriturit. Emisionet e tij të gatimit nuk kanë fund, por ato më të njohurit janë “Hell’s Kitchen”, “Ramsay’s Kitchen Nightmares” dhe “Hotel Hell”.