Gossip Showbiz

Shiten në ankand sendet personale të Elton John!

Shtëpia e ankandeve “Christie’s” deri më 28 shkurt do të shes sendet personale të Elton John, të koleksionit të muzikantit duke përfshirë një jumpsuit joshës prej fildishi dhe floriri nga fillimi i viteve 1970, të dizajnuara nga Annie Reevey për 12,600 dollarë.

Artikujt personalë të ikonës së muzikës janë shitur në Nju Jork për gati 8 milionë dollarë. Pianoja e John mori më shumë se 200,000 dollarë dhe syzet e diellit, një element kyç i pamjes së njohur të këngëtarit, gjetën një blerës për 22,680 dollarë, dhjetë herë më shumë se vlerësimi fillestar. Shumica e artikujve vijnë nga shtëpia e tij luksoze në Atlanta.

Së fundmi Elton John ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh. Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.

Rikujtojmë, se performanca e fundit e legjendës së muzikës në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar u përshëndet nga fansat teksa ai mbylli shfaqjen. Këngëtari i përlotur u shfaq në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij Farewell Yellow Brick Road. Fansat e kanë cilësuar performancën e John një triumf. Koncerti përmbyllës u ndoq nga bashkëshorti i tij David Furnish dhe fëmijët e tyre, si dhe miq të famshëm duke përfshirë David Walliams dhe Spice Girls. Yjet duke përfshirë Paul Mçartney, Taron Egerton dhe Andrew Garfield u panë gjithashtu në prapaskenë duke parë shfaqjen përpara se të merrnin pjesë në after-party-n e Elton.