Design

Shitet në ankand për një çmim rekord “Supermeni” i vitit 1938!

Një kopje e librit “Action Comics #1” e vitit 1938 u shit privatisht për një vlerë prej 3.25 milionë dollarësh, sipas një njoftimi nga ankandi online dhe kompania e dërgesave “ComicConnect.com”. “The Associated Press” njoftoi se:

Çmimi rekord i shitjes kaloi për pak rekordin e mëparshëm për librat komikë, që i përkiste një kopjeje tjetër e shitur në 2014 për pak më shumë se 3,2 milionë dollarë.

Shefi operativ i kompanisë me qendër në New York, Vincent Zurzolo tha se libri komik që prezantoi Supermenin në botë konsiderohet të jetë “fillimi i zhanrit të superheronjve”. Sipas Zurzolo, në botë ekzistojnë vetëm rreth 100 kopje në kushte të ndryshme.

Rikujtojmë, se në muzeun “Miniatur Wunderland” të Hamburgut në Gjermani, i mbyllur gjatë pandemisë, një model treni lëviz përgjatë një piste e cila është e rrethuar me mijëra gota të mbushura me ujë, e duke prekur gotat krijohet një melodi e muzikës klasike.

Ekipi arriti të krijojë melodinë më të gjatë të luajtur ndonjëherë nga një tren model, i përbërë nga 2840 nota, duke shënuar kështu një rekord të ri “Guiness”.