Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Si e ka pritur familja e Ilnisës romancën e saj me Meritonin? Për këtë e shumë të tjera flet vëllai i banores së “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli. Mbrëmjen e djeshme Prime na dhuroi shumë emocione. Si e komenton Kevin reagimin e Meritonit teksa i premtoi Ilnisës se nëse ajo do largohej përfundimisht nga shtëpia edhe ai do vinte pas saj?

Prime dje më pëlqeu shumë sepse hodhi dritë mbi disa emocione pozitive. Ilnisa është shumë emocionale dhe Meritoni është katalizatori i emocioneve të saj. Këto ditë është mbytur prej pjesës që nuk ka qenë afër me Meritonin. Deklarata e tij ishte e bukur që preku shumë njerëz dhe tregoi ndjenjën e tyre sepse vazhdohet paragjykohet dhe thuhet se Ilnisa është më e përfshirë ndërkohë që duket Meritoni më i përfshirë. Ndjenja e tyre po rritet në mënyrë shumë organike.

Për deklarata të tjera klikoni në këtë link. 

Ndërkaq, Ilnisa duket sikur është izoluar nga pjesa tjetër e banorëve, si e komenton Kevin këtë?

Në të tillla formate kur ke të gjithë shtëpinë kundrra tregon rrezikun që shtëpia ndien karshi teje. Për pjesën e djeshme pasi i duhej të dilte nga shtëpia takoi vetëm Julin dhe Romeon. Pavarësisht disa përplasjeve me ta ajo ka thënë se i vlerëson. Ilnisa është treguar e sinqertë dhe pa kurrfarë hipokrizie sepse të gjithë atë aty po bëjnë çmos për ta nxjerrë përjashta. E ka të gjithë shtëpinë kundrra sepse aty brenda Ilnisa është faktor, është rrezik për ta aq më tepër kur amplifikohet me marrëdhënien romantike që ka me Meritonin.

Si e ka pritur familja romancën e Ilnisës?

Ilnisa ka natyrë rebele, lirinë e ka fituar dhe prandaj ndodh edhe pjesa që shpesh paragjykohet dhe goditet. Goditet nga ata njerëz që nuk e njohin lirinë dhe kur shohin një person të tillë ndjehen të ndrydhur dhe tentojnë të të godasin, është njësoj si me qelizat e trupit kur futet nje virus.