Hyrja e musafirëve në Big Brother VIP Albania ka ndryshuar totalisht atmosferën në shtëpi, duke sjellë jo vetëm të qeshura, por edhe pyetje provokuese për banorët.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte biseda mes Ilnisa Agolli dhe Mateo Borri, ku në qendër ishte marrëdhënia e tij me Brikenën.
Ilnisa e pyeti drejtpërdrejt:
Mateo, hë, të ka marrë malli për Brikin?
Mateo u përgjigj pa hezitim:
Për Brikin, për familjen, mezi po pres të dal.
Moderatorja vijoi me pyetje edhe më personale:
Çfarë do të bësh, cila është gjëja e parë që do të bësh?
Mateo shpjegoi se dëshira e tij më e madhe është të takojë Brikenën dhe familjen sapo të përfundojë eksperienca në shtëpi.
Por Ilnisa nuk u ndal me kaq dhe shtoi:
Ku do të flesh ti atë natë, e ke ndarë mendjen ku do të shkosh?
Pavarësisht provokimit, Mateo “nuk ra në grackë”, duke theksuar se prioriteti i tij është të kalojë kohë me familjarët pas daljes nga BBVIP.
Ky moment u prit me reagime nga publiku, duke treguar edhe një herë interesin e madh për raportin e tij me Brikenën dhe atë që do të ndodhë pas përfundimit të spektaklit.