Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

Si e ka pritur Gerti Koxha ftesën për t’u bërë pjesë e BBV dhe çfarë mendon se e penalizoi?!

I ftuar mbrëmjen e sotme në Big Brother Radio ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Gerti Koxha. I prezantuar në këtë format si model, stomatolog dhe jo vetëm, ai ka zbuluar në Top Albania Radio shumë rreth lojës së tij brenda BBV por edhe detaje në lidhje me karrierën dhe projektet e tij.

Si erdhi ftesa për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP?

Ishte pak e papritur, nuk e prisja sepse isha duke u marrë me disa projekte siç edhe ishin diskutuar para podcast-it. Isha duke u marrë edhe unë me organizimin e një podcast-i edhe kisha për të filluar një javë para se të hyja në BBV. Kisha edhe punët e stomatologjisë dhe të Real-Estate që merrem. Po ndodhi shumë shpejt edhe duke e marrë parasysh sepse e dini edhe vetë se çfarë magnitude ka pasur dhe çfarë dinamikash interesante. Megjithëse kanë qenë shumë gjëra ndoshta kontraversale aty brenda por që ka qenë një dinamikë interesante sepse po e shohim çfarë shikueshmëria ka, sa njerëz janë të investuar tek historia brenda. Kur erdhi mundësia, e mendova pak sepse thashë është vonë ndoshta nuk kam arritur të ingranohem ashtu siç duhet por pranova sepse thashë është një mundësi që të vjen një herë. 

A mendon Gerti se kjo ka qenë një nga gjërat që e ‘dëmtoi’ në një lloj forme?

Këtë gjë e kam menduar besoj që kjo. Kur hyra unë ishin shumë dinamika të krijuara. Ishin grupet, historitë që kishin ata personat që ishin aty.