Celebrities MeKast | News Showbiz

Si e priti nëna e Bardhit kur shkoi në Kumanovë?! Sara Gjordeni: “Isha vajza e parë që…”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Sara Gjordeni ka folur gjatë emisionit “MeKast” për takimin që kishte pasur me nënën e Bardhit, për të cilën kishte shkuar për vizitë në Kumanovë. Fotografia që kishte bërë pas takimit me nënën e partnerit të saj dhe që e postoi në Instagram, bëri mjaft bujë në media. Lidhur me takimin me nënën e Bardhit, ish-banorja rrëfeu:

Në momentin kur kam shkuar atje dhe kam gjetur nënën e Bardhit që sapo kishte ardhur nga spitali, ishte akoma me atë gjendjen me leukoplaste ende tek krahët dhe me krahët hapur duke qarë, ishte moment shumë emocional. Ishte edhe motra e tij po ashtu edhe vëllai.

Sara madje bëri të ditur se ajo ishte vajza e parë që Bardhi ka prezantuar tek familja e tij.

Më ka thënë vetë Bardhi. Përpara se të dilte nëna e tij tek dera, unë dhe Bardhi ishim në makinë pastaj u kthye dhe më tha: ‘Je vajza e parë që unë e çoj në shtëpi tek nëna’.

Teksa Megi i kërkoi të tregonte mesazhet e fundit që Bardhi i kishte shkruajtur Sarës, kjo e fundit nuk nguroi dhe menjëherë hapi telefonin. Në mesazhin e tij, Bardhi i kishte shkruar:

Shpirt fol çfarë të duash aty, veç kujdes çfarë flet. Ta ha shpirtin, zemrën, buzën, gojën, syrin, fytyrën, të dua fort budalase.