Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një deklarate të drejtpërdrejtë për finalen e këtij edicioni.
E pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse e ndjek spektaklin dhe kush mendon se do të fitojë, ajo u shpreh se për shkak të angazhimeve nuk ka mundësi ta ndjekë rregullisht. Megjithatë, Sara nuk hezitoi të japë një mendim të qartë për favoriten e saj.
E shoh kur më lë mistreçja dhe punët e qeta. Për mua e meriton dhe e fiton Selin. Do kënaqem sa s’ka që në fund të fitojë një vajzë e re
– u shpreh Sara Gjordeni.
Deklarata e saj ka ndezur menjëherë debatet online, duke ndarë fansat e Big Brother VIP Albania në mbështetje të banorëve të ndryshëm.
Mbështetja nga figura publike shpesh ndikon në perceptimin e audiencës, duke i dhënë më shumë vëmendje emrave të përmendur.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse parashikimi i saj do të realizohet dhe nëse këtë vit do të triumfojë një vajzë.