Health & Beauty

Si të bëjmë një make-up që qëndron bukur në verë?

Këto muaj të nxehtë vere e bëjnë vendosjen e tualetit diçka më shumë të bezdisshme sesa një kënaqësi. Nuk ka përse të jetë kështu, gjithsesi. Me produktet dhe aplikimin e duhur, make-up juaj mund të zgjasë më shumë përgjatë ditës, pa e ndjerë rëndesën e tij në fytyrë dhe pa ju shkrirë i gjithi. Të zgjedhësh produktet e duhura dhe t’i aplikosh mirë është gjysma e mbarë e punës, por nuk përfundon këtu. Duhen zgjedhur ngjyrat e duhura për të krijuar një pamje plotësisht verore.

1. Gjeni produkte që janë miqësore me sezonin veror

Gjeni një krem hidratues ‘oil-free’

Ky është një produkt që DUHET ta keni edhe nëse nuk keni një fytyrë të yndyrshme. Kjo do ta mbajë lëkurën tuaj të hidratuar përgjatë ditës pa yndyrë shtesë. Kërkoni për krem hidratues që është ‘oil-free’.

Vendosni mbrojtës ndaj diellit poshtë fondatinës (kremit pudër)

Dukeqënëse ka shumë produkte make-up të cilat kanë SPF në përmbajtje do të merrni mbrojtjen më të mirë poshtë tualetit tuaj. Mbrojtja ndaj diellit është esenciale për ta mbajtur fytyrën tuaj sa më rinore, të shëndetshme dha ta mbrojë nga problemet që mund t’i shkaktojë dielli. Përzgjidhni një mbrojtës ‘oil-free- dhe të paktën me faktor 30.

Zgjidhni produkte të lëngshme në vend të atyre kremoze.

Make-up i bërë nga produkte kremoze shkrihet më lehtësisht se ato të xhelit ose të lëngshme. Jo vetëm për këtë, por produktet kremoze kanë tendencën të rëndojnë fytyrën dhe ta bëjnë të yndyrshme, gjë që është e parehatshme në një ditë të nxehtë.

Përdorni produkte kundra-ujit

Produktet e make-up kundra-ujit janë të prodhuara për t’i rezistuar djersitjes. Gjithsesi, nëse e përdorni shumë shpesh mund të dëmtojë fytyrën tuaj. Rimeli kundra-ujit mund t’i bëjë qerpikët tuaj pak të ndjeshëm, nëse e përdorni rregullisht.

2.Krijo një make-up veror

Përdor bronzer për një ‘look’ që të dukeni ngjyrë çokollatë. Fokusohuni në zonat që i kap më shumë dielli natyralisht, si përshembull në zonën e ballit, mollëzave, hundës dhe mjekrës. Përdorni një bronzer në formë pudre dhe jo një të lëngshëm apo kremoze, pasi do të jetë më e lehtë për t’u aplikuar dhe përhapur.

Përdorni produkte mat dhe jo me shkëlqim

Produktet me shkëlqim të make-up janë shumë të veçanta, por në sezonin veror e bëjnë fytyrën tuaj të duket sikur është e djersitur. Përdorni produkte mat në vend të saj.

Përdorni ngjyra të çelura dhe të “gjalla” në look-un tuaj

Vetëm pse po e mbani make-up tuaj të lehtë nuk do të thotë se do ta lini atë duket i rëndomtë. Provoni disa ngjyra si deti ose ngjyrë të ëmbël pjeshke.

3. Ruajeni tualetin nga shkrirja

Vendosi një make-up të lehtë

Një tualet i rëndë mund t’ju rëndojë kur e mbani për një kohë të gjatë. Do të ketë më shumë mundësi të shkrijë në një ditë të nxehtë. Një make-up jo i rënduar do t’ju ndihmojë të mbanji një fytyrë të freskët dhe do të ndiheni të rehatshëm.

Mbajini flokët të kapur lart

Ashtu siç vishni pantallona të shkurtra dhe kanatjere për ta mbajtur trupin tuaj të freskët, të mbash flokët larg qafës dhe fytyrës do të shmang sadopak djersitjen e fytyrës, gjithashtu.