Health & Beauty Travel

Si të kapërceni shqetësimet shëndetësore kur udhëtoni në një vend tjetër…

Vonesat e avionit apo disa zakone të tjera shqetësuese mund ta bëjnë një udhëtim shumë të lodhshëm. Kjo dukuri njihet si “jet lag”. Termi “jet lag” përshkruan simptomat fizike dhe emocionale që njerëzit përjetojnë kur udhëtojnë në destinacione të largëta. Përpara se të niseni për një udhëtim, ju jeni të sinkronizuar me orën lokale, pra keni një ritëm të caktuar. Pasi hyni në një zonë të re kohore, trupi juaj reagon. Pikërisht në këtë moment shfaqen dhe simptomat e para.

Ju mund të ndiheni përgjumësh gjatë ditës dhe mund të keni vështirësi për të fjetur gjatë natës. Gjithashtu, mund të ndiheni të uritur në orare të pazakonta ose mund të mos keni dëshirë të hani asgjë, të ndiheni të fryrë, të keni të përziera etj. Shqetësimet nuk janë të njëjta për të gjithë. Por ka disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar simptomat që mund t’ju shfaqen. Së pari, vendosni nëse ia vlen të përpiqeni të përshtateni me kohën e re apo jo. Nëse është vetëm një udhëtim i shkurtër, ndoshta nuk ia vlen të praktikoheni.

Por nëse zgjat më shumë se tri ditë, filloni të ndryshoniritmet tuaja. Flini, hani, ushtrohuni dhe merrni rreze dielli, sipas zonës së re kohore ku do të shkoni. Nëse po përpiqeni të zhvendosni orën e trupit, fillojeni menjëherë sapo të uleni në avion. Ndryshoni orën e dorës ose të celularit, sipas orës së destinacionit tuaj. Mos pini shumë kafe ose alkool gjatë udhëtimit. Kjo do t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe do ta përshtatë trupin më shpejt me orën e re.

Kur mbërrini në një zonë të re kohore, përpiquni të zbatoni orën e atij vendi dhe jo atë me të cilën jeni mësuar. Flini gjatë natës dhe pushoni gjatë ditës. Një gjumë i shkurtër gjatë ditës mund t’ju ndihmojë të kryeni aktivitetet tuaja, por shmangni dremitjet përpara darkës. Nëse zakonisht keni probleme me barkun gjatë udhëtimeve, hani pak dhe vetëm kur ndiheni të uritur. Drita e diellit gjithashtu është çelësi për përshtatjen me një zonë të re kohore.