Celebrities Fashion Gossip

Si të shkëlqesh në tapetin e kuq me një fustan 18 dollarë? Lana Del Rey jua tregon…

Së fundmi këngëtarja e njohur Lana Del Rey mbërriti në Variety’s Hitmakers Aëards të shtunën për të pranuar çmimin prestigjioz. Por në vend që të shfaqej e veshur me fustanet luksoze nga stilistët e famshëm në tapetin e kuq, ajo zgjodhi një fustan të shkurtër me lidhëse në ngjyrë jeshil, ndërsa sipër mbante një xhaketë të zezë të gjerë.

Fansat në mediat sociale vunë re menjëherë se fustani i Del Rey ishte nga marka e njohur e modës së shpejtë Shein. Sipas faqes së internetit të markës, çmimi ishte rreth 18 dollarë. Së bashku me fotot e Lana-s dhe modeles së Shein një person shkroi në Twitter se:

Absolutisht e humba mendjen te Lana Del Rey e veshur me një fustan Shein prej 18 dollarësh në ‘Variety Awards’.

Kjo nuk është hera e parë që Del Rey del në tapetin e kuq me veshje të lira. Kush mund ta harrojë kur ajo u shfaq në ‘Grammy 2020’ me një fustan me rruaza argjendi që e kishte blerë në minutën e fundit në një qendër tregtare?!

Rikujtojmë se së fundmi Lana Del Rey është ndarë nga i fejuari i saj. Krijuesja e hitit “Video Games” u fejua me Clayton Johnson dhjetorin e kaluar, disa muaj pasi u takuan përmes një aplikacioni takimesh. “The Mirror” raporton se dyshja kanë ndarë rrugët pas problemeve që hasën gjatë izolimit. Ndërkaq, një burim u shpreh se:

Ajo është duke punuar për albumin e ri. Bllokimi gjatë pandemisë pati vështirësitë e veta dhe ata fatkeqësisht kanë ndarë rrugët.

Lana më parë ka qenë në një lidhje me këngëtarin skocez Barrie-James O’Neill për tre vjet deri në vitin 2014, përpara se të lidhej me fotografin italian Francesco Carrozzini në 2015 dhe me reperin G-Eazy në 2017.