Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Sigurisht njerëzit ofendohen…”/Pas debatit Juli-Egla në BBV, Marios dhe bashkëshortes së aktorit i ka mbetur hatri?!

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Mario Deda. Ai ka treguar më shumë detaje në lidhje me lojën që Juli po bën brenda shtëpisë së BBV dhe jo vetëm…

Pas ‘Prime’-t të kaluar Julian Deda pati një debat shumë të fortë sërish me Eglën një vazhdimësi e diskutimit që nisi që mbrëmjen e parë të qëndrimit në shtëpinë e BBV për punën e të brendshmeve. Po me bashkëshorten e Julit a ka komunikuar si ka reaguar ajo dhe a është ndjerë e ofenduar?

Kemi folur edhe më herët që kur ka ndodhur debati atë natë. Sigurisht njerëzit ofendohen. Shiko fjala nuk është se po bën ndonjë gjë por në fund të fundit ne këtu mbahemi tek fjalët. Sidomos kur janë njerëz të të njëjtit komunitet me Julin, kjo ishte pak e çuditshme por jo se po na mbetet hatri. Nuk do na ngelë hatri për të tilla raste.

Fjodora e ka pyetur Marion nëse mendon se Egla po aktron dhe duke qenë se po i del nga kontrolli në lidhje me këtë temë duhet të luajë tani me kartën e moralit apo në fakt është vërtetë me probleme të cilat as ajo vetë nuk di t’i ndajë?

Tani unë pak e njoh Eglën dhe për aq sa e njoh di të jap një vlerësim mbi këtë gjë por nuk dua të flas fare për të. Egla atë punë ka pasur edhe në punë, mbase e ka edhe në shtëpi, patjetër që e ka edhe në teatër, e ka pasur edhe në institucionin kur unë kam punuar me të.

E ka aktrim do të thuash e ka pyetur Fjodora dhe ai është përgjigjur:

Nuk është aktrim, ai është bipolaritet.