Food & Drink Lifestyle

Sikur nuk ka lezet kafja po nuk e shoqërove me pak ujë apo jo?! Ekspertët i japin shpjegim këtij fenomeni!

Të gjithë ose të paktën shumica e njerëzve kanë një zakon të përbashkët, që kafen e shoqërojnë me ujë. A ju ndodh shpesh që të pini ujë menjëherë pas kafës sepse thjesht nuk ju pëlqen ajo ndjesi e hidhur në gojë? Këto pije i gjejmë shpesh të servirura krah për krah dhe instinkti për të pirë pak ujë për të pastruar gojën pas konsumimit të kafesë shpesh është i pashmangshëm. Por gjithçka duket se sillet rreth cilësisë së vetë kafesë. Shumica e kafeve që konsumohen janë të një cilësie mesatare ose të ulët.

Një kafe e përftuar nga një lëndë e parë e dobët, e patrajtuar në mënyrën e duhur ose e pjekur tepër, shërbehet në shumë e shumë bare nga sa mund ta imagjinoni. Këto defekte janë shkaku kryesor i ndjesisë së etjes që pothuajse na kaplon pasi pimë filxhanin klasik. Me pak fjalë, një kafe me cilësi të dobët tenton të të thajë gojën, duke lënë një ndjesi të veçantë hidhësie, nga e cila kërkesa imediate e trupit është të rihidratojë gojën.

Nga ana tjetër, nëse konsumoni një kafe cilësore, do të vini re se në gojë mbetet një aromë e ëmbël, e këndshme, të cilën nuk do të dëshironi ta largoni. Ndërkaq, koha më e mirë për të pirë ujë është pak para se të shijoni ekspresin tuaj. Kjo gjithmonë nëse kafeja juaj është e një cilësie të lartë.

Rikujtojmë, se një jetesë jo e shëndetshme nxit formimin e mpiksjes së gjakut. Konsumimi i kafeinës, një kimikat natyral që gjendet në kafe dhe pije energjike, mund të ketë rezultate të padëshiruara. Një studim i botuar në revistën “Medicine & Science in Sports & Exercise” zbuloi se konsumimi i kafeinës gjatë një stërvitje me intensitet të lartë mund të rrisë faktorin e koagulimit në gjakun tuaj, duke e bërë atë më shumë gjasa për të formuar mpiksje.