Celebrities Gossip Showbiz

Sondazhi i TAR/Cila banore mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Nita hapi ‘Kutinë e Pandorës’ dhe iu dha mundësia që nga çiftet e krijuara nga Keisi mund të kalonte dy prej tyre në nominim dhe çifti që do të dalë si më pak i pëlqyeri do të përballet kokë më kokë në eleminimin e radhës. Zgjedhja e Nitës ishte Olta-Kiara dhe Qetsori-Kristi. Në spektaklit e të martës në televotim doli Kiara dhe Olta. Të pyetur në sondazhin e TAR  se cila banore mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, shqiptarët kanë votuar: Olta (95%) dhe Kiara (5%).