Celebrities Gossip Showbiz

Stresi na zbulon datën e publikimit të surprizës së tij më të re!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lançojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Prej pak kohësh Stresi ka lajmëruar se së shpejti do të ketë ‘bomba’ e mesa duket një prej tyre do të jetë kënga e tij e re, pasi reperi ka paralajmëruar që të jenë gati të gjithë. Vetëm pak më parë Stresi ka postuar pak nga videoklipi dhe kënga në llogarinë e tij në Instagram. Edhe pse nuk e ka zbuluar titullin e surprizës së tij, artisti ka treguar datën e publikimit dhe nuk do t’ju duhet të prisni më gjatë se kjo e shtunë në orën 19:00 për ta dëgjuar.

Së fundmi reperi ka postuar në Instastory një nga koncertet ku do të performojë këtë muaj, ku dhe ka bërë një lajmërim shumë të rëndësishëm, pasi mesa duket ky do të jetë koncerti i fundit për këtë vit. Kjo do të ndodhë pasi dy muajt e fundit të vitit Stresi do t’i përkushtohet vetëm dy këngëve të tij.