Celebrities Live From Tirana Showbiz

Surprizat e kësaj jave, Ledion Liço rikthehet në Instagram dhe kryeson në numrin e ndjekësve!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Në ndryshim nga java e kaluar, këngëtarja Anxhela Peristeri ka pësuar një rënie prej 1 mijë ndjekësish në Instagramin e saj. Së fundmi ajo ka sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Vedat Ademi, “1960”, duke u shprehur se ky duet ishte menduar fillimisht me Luiz Ejllin. Duke qëndruar tek ky i fundit, artisti ka humbur po ashtu këtë javë 1 mijë ndjekës. Ai ka publikuar pak ditë më parë projektin e tij të ri që mban titullin “Ninulla e vetmisë”.

Këtë javë kanë patur një rritje të njëjtë ndjekësish me 1 K më shumë, Ronela Hajati, Kiara Tito dhe Juliana Nura. Me 2 K më shumë, janë Fation Kuqari, Ronaldo Sharka, Yll Limani dhe Fifi. Kjo e fundit u përzgjodh nëpërmjet votave të publikut si finalistja e parë e “Dancing With The Stars”. Duke qëndruar pak tek disa nga konkurrentët e këtij spektakli, Enxhi Nasufi ka fituar 500 ndjekës më shumë këtë javë dhe Sardi Strugaj 700. Kryesuesi i kësaj jave në “Social Top 5” është Ledion Liço, i cili vetëm së fundmi ka rihapur llogarinë e tij zyrtare në Instagram dhe ka fituar menjëherë 5.6 K ndjekës.