Celebrities Music Showbiz

Surprizë! Luiz Ejlli publikon këngën e tij më të re!

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, prej nga doli edhe fitues, Luiz Ejlli është bërë aktiv në muzikë, film, në rrjetet sociale dhe në koncerte. Dhe tashmë kemi një surprizë të re nga artisti…

Luiz Ejlli sapo ka publikuar këngën e tij më të fundit vetëm pak minuta më parë. Projekti i tij i ri mban titullin “Kce” dhe u përqafua menjëherë nga publiku.

Kënga erdhi si surprizë për të gjithë fansat e tij, të cilët mezi prisnin një projekt të ri nga artisti. Me siguri, “Kce” do të jetë një nga këngët që do të na shoqërojë gjatë gjithë sezonit veror.

Kujtojmë se, Ledion Liço në përfundim të puntatës të së martës të “Big Brother VIP”, zbuloi një surprizë. Gjatë prime-t të së shtunës do të jetë i ftuar fituesi i edicionit të kaluar, Luiz Ejlli. Ledion Liço tha se kohët e fundit është përfolur shumë për këtë gjë, por ai do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të “Big Brother VIP”. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes.