Celebrities Music Showbiz

Taylor Swift shkruan historinë e çmimeve Grammy: Për të 4-ën herë, albumi më i mirë i vitit mban firmën e saj!

Pas rekordeve të 2023-shit, Taylor Swift bëhet artistja e parë në historinë 66-vjeçare të çmimeve Grammy që fiton katër herë për albumin më të mirë të vitit. Me Midnights, ylli i popit ia kaloi Stevie Wonder-it, Paul Simon-it dhe Frank Sinatra me nga tre trofe në këtë kategori. Më parë, Swift ka fituar për “Fearless”, “1989” dhe “Folklore”.

Çmimi për këngën më të mirë shkoi për Billie Eilish me “What Was I Made For?” ndërsa për “Regjistrimin më të mirë të vitit” u vlerësua Miley Cyrus me “Flowers”.

Megaylli amerikan, Taylor Swift shkroi historinë e Grammy-t dhe nuk kishte fjalë për të përshkruar emocionin. Teksa mori çmimin nga Celine Dion, tha:

O Zot, jo! Nuk di ç’të them!

Ndërkaq, vlerësoi mikun e saj dhe bashkëpunëtorin afatgjatë Jack Antonoff si një producent “që vjen një herë në një brez” dhe kolegen e nominuar Lana Del Rey si një “artiste të trashëgimisë” dhe “legjendë në kulmin e saj”.

Do të doja t’ju them se ky është momenti më i mirë në jetën time dhe ndihem kaq e lumtur… Për mua, çmimi është puna. Gjithçka që dua të bëj është të vazhdoj ta bëj këtë. Më pëlqen shumë. Më bën shumë të lumtur… Më bën pabesueshmërisht të habitur që i bën të lumtur disa njerëz që votuan për këtë çmim gjithashtu.

Më poshtë renditen fituesit kryesorë:

– Albumi i vitit –

“Midnights” – Taylor Swift

– Kënga e vitit, që i atribuohet autorëve dhe kompozitorëve –

“What was I made for?” (nga filmi “Barbie”) – Billie Eilish & Finneas O’Connell, autore (Billie Eilish)

– Zbulimi i vitit –

Victoria Monet

– Albumi më i mirë rap –

“Michael” – Killer Mike

– Albumi më i mirë rock –

“This is why” – Paramore

– Albumi më i mirë pop –

“Midnights” – Taylor Swift

– Albumi më i mirë i muzikës botërore –

“This moment”- Shakti

– Artistët me më shumë çmime –

Phoebe Bridgers – 4

Boygenius – 3

SZA-3

Victoria Monet – 3

Killer Mike – 3

Taylor Swift – 2

Billie Eilish 2

Miley Cyrus 2

Jason Isbell 2

Chris Stapleton 2