Celebrities Gossip Showbiz

Të divorcohesh në të 30-at?! Për modelen Emily Ratajkowski është gjëja më e mirë që mund të bëni!

Supermodelja e famshme Emily Ratajkowski ka treguar mbështetjen e saj për Sophie Turner pas njoftimit se ajo po divorcohet nga bashkëshorti Joe Jonas. 32-vjeçarja, e cila gjithashtu është e divorcuar dhe ka një djalë dy vjeçar me ish-bashkëshortin, producentin e filmit Sebastian Bear-McClard, duket se ka mbajtur anën e Turner.

Në një postim në TikTok, Emily tha:

Pra, duket sikur shumë zonja divorcohen para se të mbushin 30-vjeçe. Dhe si dikush që u martua 26- vjeçe, u divorcua për pak më shumë se një vit në moshën 32-vjeçe. Unë dua t’ju them se nuk mendoj se ka ndonjë gjë më të mirë. Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në të 30-at, të jesh ende seksi, ndoshta të kesh pak para, të kuptosh se çfarë të bësh me jetën tënde dhe të gjitha këto. Të kesh provuar këtë fantazi të martesës dhe të kuptosh se ndoshta nuk është gjithçka që imagjinon. Atëherë ju keni gjithë jetën tuaj përpara. Pra, për të gjithë këta njerëz që janë të stresuar për këtë, për divorcin, është një gjë e mirë. Urime! Personalisht më duket elegante të divorcohesh deri në moshën 30-vjeçare.

Ndërkaq, Ratajkowski nuk e ka përjashtuar nisjen e një romancë me një tjetër grua. “Do të doja shumë”,-tha bukuroshja në kopertinën e saj të re për HommeGirls. “Duke pritur që të vijë e duhura”- shtoi modelja. Ratajkowski shpjegoi se aspektet fizike të një personi nuk janë ato që janë më të rëndësishmet për të.