Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Të humbësh me nder”, një frazë që duket se Angela Bassett nuk e ka të dëgjuar! Aktorja ‘kryqëzohet’ në rrjet për reagimin e saj ndaj Jamie Lee Curtis!

Mbrëmjen e kaluar në Teatrin Dolby në Los Anxhelos, Kaliforni, u zhvillua ceremonia e 95-të e çmimeve Oscar. Ceremonia e mbushur me yje të kësaj mbremje, duke nderuar performancat më të mira të vitit në film, u drejtua nga komediani Jimmy Kimmel, hera e tretë që merr rolin si prezantues.

Në garën për çmimin e aktores më të mirë në rolin jo protagonist ishin Angela Bassett (“Black Panther: Wakanda Forever”), Hong Chau (“The Whale”), Kerry Condon (“The Banshees of Inisherin”), Jamie Lee Curtis (“Everything Everywhere All at Once”) dhe Stephanie Hsu (“Everything Everywhere All at Once”). Jamie Lee Curtis arriti të triumfonte në këtë kategori, por diçka tjetër ka rrëmbyer vëmendjen e rrjetit.

Angela Bassett është një nga personazhet për të cilat po flitet pak orë pas ceremonisë së Oscars 2023 dhe kjo për shkak të reagimit të saj kur u njoftua se Jamie Lee Curtis fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor për portretizimin e saj të një taksambledhëse të ashpër në komedi. Performanca me shpirt të lirë e Deirdre-së si një punonjëse e vetmuar dhe obsesive e IRS-së, e cila shndërrohet në një dashnore të pasionuar në një univers alternativ, i dha asaj statujën e artë.

Angela Bassett nuk dukej shumë e lumtur me fitoren e koleges së saj. Bassett nuk duartrokiti dhe nuk u ngrit për ovacionet e fitores së Curtis, pasi kjo e fundit fitoi Oscar-in e saj të parë për aktoren më të mirë dytësore. Fansat besojnë se aktorja e “Black Panther: Wakanda Forever” ishte aq e “inatosur” sa nuk pranoi të duartrokiste.