Celebrities Gossip Showbiz

Të nisësh një romancë me fansin tënd më të madh, ky është rasti i Taylor Swift!

Lojtari i njohur amerikan Travis Kelce duket se ka nisur një romancë të re me yllin e muzikës Taylor Swift. Një burim zbuloi për The Messenger se Taylor dhe Travis kanë qenë duke dalë në heshtje. Lajmi vjen pasi Kelce tentoi t’i kalonte Swift-it numrin e tij të telefonit gjatë turneut të saj Eras, por nuk pati sukses në përpjekjet e tij.

Gjatë një episodi të podcast-it të New Heights me vëllain e tij, Jason Kelce, zbuloi se ai kishte bërë një byzylyk për shfaqjen me shifrat e numrit të tij të telefonit. Ai donte t’ja dhuronte këngëtares por për fat të keq për të, Swift nuk e pranoi.

“Isha i zhgënjyer që ajo nuk flet para ose pas shfaqjeve të saj, sepse ajo duhet të ruajë zërin për 44 këngët që ajo këndon, kështu që isha pak i mërzitur dhe nuk arrita t’i dorëzoja një nga byzylykët që bëra për të”,-shpjegoi Kelce. Kelce e ka shprehur hapur admirimin e tij për Swift në të kaluarën.

Gjatë një interviste për ESPN në vitin 2019, ai zbuloi se ishte një fans i madh i këngëtares dhe madje kishte ndjekur një nga koncertet e saj. “Ajo bën shfaqje të mrekullueshme dhe është thjesht një interpretuese e shkëlqyer,”- tha ai.

Ndërkaq, rikujtojmë se udhëtimi i jashtëzakonshëm i turneut të Swift ka shënuar një tjetër moment historik, duke lënë gjurmë në botën e muzikës. Në një postim të bërë së fundmi nga llogaria zyrtare e Spotify në X (Twitter), këngëtarja siguroi vendin e saj duke u bërë artistja e parë femër në historinë e Spotify që magjeps 100 milionë dëgjues në harkun kohor prej një muaji.