Health & Beauty Lifestyle

Teksa temperaturat po rriten, kjo është mënyra e duhur për të bërë një gjumë të qetë!

Ekspertët kanë një këshillë për të dhënë kur vjen puna te gjumi, sidomos tani që po vjen vera. Ata rekomandojnë të flemë me derën e dhomës së gjumit të hapur. Kjo sepse në këtë mënyrë mund të kemi qarkullim të papenguar të ajrit gjatë natës. Rex Isap, drejtor menaxhues dhe ekspert i gjumit në Happy Beds, thotë se:

Çuditërisht, 60% e të rriturve flenë me derën e mbyllur, që do të thotë se vetëm 40% flenë me derën e hapur.

Duke shpjeguar efektet e lënies së dyerve të hapura, Isep citoi një studim që “zbuloi se ata që flinin me derën e dhomës së gjumit të hapur raportuan një gjumë më të mirë dhe më të gjatë të natës sesa ata që flinin me derën e mbyllur”.

Arsyetimi është se dera e hapur ndihmoi në rregullimin e temperaturës në dhomë.

Isep theksoi gjithashtu rëndësinë e temperaturës në dhomë, e cila në mënyrë ideale duhet të jetë nga 18 deri në 20 gradë Celsius, pasi në këtë mënyrë personi mund të jetë më i rehatshëm dhe për rrjedhojë të flejë më mirë. E njëjta pikëpamje për derën e hapur konfirmohet edhe nga ekspertë të tjerë:

Fjetja me derën hapur mund të krijojë gjithashtu një ndjenjë lidhjeje me pjesën tjetër të hapësirës suaj të jetesës. Mund të lehtësojë ndjenjat e izolimit dhe të promovojë një atmosferë më pozitive dhe harmonike në shtëpinë tuaj. Gjithashtu hap dhomën e gjumit ndaj dritës natyrale nga zona të tjera të shtëpisë, e cila mund të ndihmojë në mëngjes.