Lifestyle link in bio Tech

TikTok “frikëson“ përdoruesit, kërkon fjalëkalimin e telefonit nëse dëshiron të shohësh përmbajtjen…

Një numër i madh i përdoruesve të TikTok janë “të frikësuar”, pasi raportohet se aplikacioni po kërkon prej tyre të vendosin fjalëkalimin e telefonit, nëse dëshirojnë të shohin përmbajtjen. Ende nuk dihet arsyet por sipas një raporti nga Dataconomy, ka disa mundësi se përse TikTok po kërkon fjalëkalimet.Fillimisht, është e mundur që jetë një “masë e përkohshme sigurie”, por mund të lidhet edhe me një version të ri të aplikacionit, ose thjesht gabim. Ekspertët kanë paralajmëruar se është ide e keqe të vendosni fjalëkalimin tuaj aty ku nuk ju nevojitet me të vërtetë, pasi rreziqet e sigurisë si vjedhja e identitetit, janë tepër evidente. Por,përdoruesit kanë gjetur një zgjidhje për këtë problem, duke e përditësuar aplikacionin në versionin 32.5.0. Ende nuk ka ndonjë arsyetim nga TikTok në lidhje me veprimin e fundit, megjithatë përdoruesit kërkojnë përgjigje.

Rikujtojmë se pak kohë më parë: TikTok njoftoi marrëveshjen me gjigantin indonezian të teknologjisë GoTo! Pas kësaj marrëveshjeje të përbashkët me gjigantin indonezian të teknologjisë GoTo, TikTok është gati të rifillojë biznesin e tij të blerjeve online në Indonezi, të njohur si TikTok Shop. Në bazë të marrëveshjes së arritur, TikTok do të blejë mbi 75% të aksioneve të platformës më të madhe të tregtisë elektronike të Indonezisë, Tokopedia-s, në të cilën pritet të investohen rreth 1.5 miliard dollarë. TikTok Shop ishte mbyllur në tetor të vitit të kaluar, pasi qeveria indoneziane ndaloi blerjet në internet në platformat e mediave sociale, si masë e mirëmbajtjes së tregut dhe mbrojtjes së tregtarëve të vegjël dhe të dhënave të përdoruesve. Siç pretendohet, GoTo dhe TikTok kanë një qëllim të përbashkët, për promovimin e mallrave indoneziane nëpërmjet platformave të tyre dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.