Bota Celebrities Gossip Showbiz

“Time” shpall Taylor Swift si njeriun e vitit!

A ka përfunduar viti i Taylor Swiftit? Ende jo.

Revista ‘Time’ e ka shpallur këngëtaren si personin e vitit, një javë pasi platforma Spotify ka njoftuar se muzika e saj është më e dëgjuara në aplikacion.

Swift është nxjerrë prej një liste të finalistëve, përfshirë Barbie-n, mbretin Charles III, dhe shefin e kompanisë OpenAi, Sam Altman.

 “Teksa popullariteti i saj është rritur ndër dekada, ky është viti që Swift, 33-vjeçare, ka arritur një shpërthim të llojit bërthamor: përmes artit dhe tregtisë, ka arritur të lëshojë energji me forcë historike”, ka thënë Time në njoftim.

“Pjesa më e madhe e asaj që Swift arriti në 2023 është e pamatshme. Ajo premtoi t’u japë vlerë ëndrrave, ndjenjave dhe përvojave të njerëzve, veçanërisht grave që ndihen të neglizhuara dhe sistematikisht të nënvlerësuara”, tha drejtori i Time, Sam Jacobs.

Gjatë këtij viti, ajo është përmendur vazhdimisht për suksesin e turneut të saj Eras, për lansimin e albumit ‘1989’ dhe lidhjes me Travis Kelce. Karriera e saj është bërë temë edhe nëpër disa kolegje në Shtetet e Bashkuara.

“E gjitha varet nga mënyra se si e trajtoni humbjen“, tha Swift.

“Unë i përgjigjem dhimbjes ekstreme me sfidë. Imagjinoni që Picasso të pikturojë diçka që ka pikturuar disa vite më parë, pastaj ta rikrijojë me ngjyrat e sotme”, tha Lucian Grainge, CEO i kompanisë që zotëron labelin diskografik të Swift.

Vitin e kaluar, kjo revistë e pati shpallur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si person të vitit.