Tom Holland do të vazhdojë të luajë rolin e Spider-Man në Marvel Cinematic Universe, me regjisorin e “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings,” Destin Daniel Cretton, në bisedime të hershme për të drejtuar filmin e katërt në serinë e Spider-Man.
Përveç “Shang-Chi,” Cretton ka në curriculum të tij filma të tjerë si “Short Term 12” (2013), “The Glass Castle” (2017), dhe “Just Mercy” (2019). Ai ishte i caktuar të drejtonte filmin e planifikuar “Avengers: The Kang Dynasty,” por u tërhoq nga projekti në nëntor 2023. Cretton ka mbetur i angazhuar në familjen Marvel dhe ka bashkë-krijuar miniserinë e ardhshme “Wonder Man,” me Yahya Abdul-Mateen II në rolin kryesor. Po ashtu, ai është duke zhvilluar një vazhdim të “Shang-Chi,” por një burim pranë produksionit thotë se “Spider-Man 4” është aktualisht prioritet për studion.
Në fund të filmit “Spider-Man: No Way Home” të vitit 2021, Doctor Strange, i luajtur nga Benedict Cumberbatch, ka hedhur një magji që bëri që e gjithë bota të harronte se Peter Parker kishte qenë Spider-Man, duke përfshirë edhe miqtë e tij më të afërt MJ (Zendaya) dhe Ned (Jacob Batalon). Ky film përmbylli trilogjinë e tre filmave të drejtuar nga Jon Watts, i cili bëri filmin origjinal me Holland “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2017 dhe “Spider-Man: Far From Home” në vitin 2019.
Nuk janë zbuluar ende detaje të tjera për filmin e katërt të serisë, por lajmi konfirmon se Holland është shumë i mundshëm për të vazhduar si Spider-Man, ndonëse ai kishte shprehur dyshime gjatë intervistave për “No Way Home” në lidhje me vazhdimin e rolit të tij, veçanërisht ndërsa po afrohet në vitet e tij të tridhjetat.